Kaloni te përmbajtja kryesore

Ilir Meta nga Prevalla: Trishtim i madh, po digjet pylli më i bukur, të reagohet shpejt

Pylli i Prevallës prej ditësh po përballet me zjarrin. Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta publikoi një video nga Prevalla, siç tha ai atje po qëndron për arsye shëndetësore.

“Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, tha ai në videon e publikuar në Facebook. “Masive të
tëra me pisha 50 vjeçare, 100 vjeçare janë duke u djegur”.

Meta kërkoi reagim të shpejtë para se “zjarri t’u afrohet banesave”.

“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, shkroi Meta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha sot se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button