Imeri: Presioni ndaj Serbisë po rritet, por s’e di sa është i efektshëm, BE-ja duhet t’i çelë sytë

17: 57-  (Lajm i përditësuar)
Politologu, Dorajet Imeri vlerësoi se presioni ndaj Serbisë po rritet, por është skeptik për efektshmerinë e tij.
Ai tha se qasja e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit Kurti- Vuciq me pozicionim të qartë anues (kah Serbia) i dobëson këto qëndrime.
“Ripozicionimi i Serbisë në raport me të ardhmen evropiane dhe diferencimi i saj kah Rusia do të jenë tëpër të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por me këtë elitë politike serbe ….vështirë se Serbia do të heq dorë nga kjo miqësi historike që ka pasur me Rusinë. Prandaj Bashkimi Evropain duhet të jetë shumë syçelë në këtë drejtim për të treguar se njëri nga shkaktarët që kanë dobësuar zhvillimet demokratizuese është pikërisht Serbia si një agjente e jashtme e diplomacisë ruse.”, deklaroi Imeri në “21 drejtpërdrejt” në RTV21.

17:40-Imeri: Kosova nuk e ka obligim ta rrënojë sistemin kushtetues për asociacionin
Politologu, Dorajet Imeri tha se Kosova nuk e ka obligim të rrënojë sistemin e saj kushtetues për asociacionin.
Ai në emisionin “21 drejtpërdrejt” u shpreh se një gjë të tillë nuk mund të ia kërkojë asnjë shtet në botë.
“Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kosova nuk e ka obligime që të themelojë asociacionin në këtë fazë, Kosova ka obligim që të fillojë konceptimin, ideimin e një asociacioni ose i një insititucioni tjetër i cili do të jetë patjetër në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj kjo gjë është më se e sqaruar tashmë.”, tha Imeri

17: 28: Dorajet Imeri: Situata nuk është zgjidhur sa i përket targave
Politologu, Dorajet Imeri tha se situata sa i përket targave nuk është zgjidhur.
Ai në emsionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21 se kjo marrëveshje do të varet nga epilogu vijues i bisedimeve Kosovë- Serbi.
“E rëndësishme është se palët nuk do të kenë shumë alternativa tjera. Dhe alternative e vetme është se duhet të fillojnë intezivisht bisedimet lidhur me projektin e ofruar tashmë nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha Imeri./21Media

Back to top button