Inatoset Genci në ditëlindjen e gruas së tij

Fjalët po i mungojnë për t’i përshkruar ndjenjat e për këtë është inatosur. Kjo ngase dashurinë  për gruan e tij po e konsideron aq të fuqishme sa që nuk ka përshkrim të saktë për të.
Është reperi Genc Prelvukaj, i cili për ditën e lindjes së gruas së tij këngëtares,  Eni Koçi ka bërë një dedikim të ndjeshëm për të . Por siç ka lënë të kuptohet nga mesazhi, as kjo nuk mjaftoi që ta shpreh atë që ndjen në brendësi.
“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”,  ka shkruar Prelvukaj në Instagram ku ka publikuar një fotografi të Enit.
Çifti janë bashkë qe 5 vjet,  ndërsa sivjet njoftuan se janë martuar./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Back to top button