Goditet në kokë një person që kërkonte lëmoshë

 

Një person ka raportuar se deri sa kishte qenë duke kërkuar lëmoshë në tregun e gjelbër ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull, i cili e kishte goditur me fshesë në kokë.

Rasti ka ndodhur dje në treg te Zona Industriale në Prishtinë. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button