Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Të mërkurën ka ndodhur një incident në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë, ku njëra palë e ka goditur me mjet të fortë palën tjetër.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima që është goditur ka pësuar lëndim trupor, me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore. Policia ka shkuar menjëher në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, nga goditja ka pësuar lëndime të lehta trupor në krah. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar”, ka thënë Bytyqi. /21Media

Back to top button