India shënon rekord botëror me mbi 90,000 raste të reja me Covid-19

 

India shënoi një rekord tjetër ditor me 90 mijë e 632 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa, u shënuan 1 mijë e 65 raste te vdekjes duke e çuar numrin në 70 mijë e 626, transmeton rtv21.tv.

India pritet ta kalojë Brazilin gjatë së hënës dhe të dalë në vendin e dytë me numër më të madh të të infektuarve me koronavirus pas SHBA-së.

Numri total i rasteve në Indi ka arritur në 4.1 milionë, ndërsa janë shëruar rreth 3.2 milionë prej tyre./21Media

Back to top button