Infermierët në grevë

Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor kanë hyrë në grevë njëorëshe.
Ata kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës e të tjera. Përfaqësuesit e grevistëve së pari u kërkuan ndjesë qytetarëve.
Elirat Duraku nga kryesia e Sindikatës së Infermierëve tha se kërkesa e tyre është bazike dhe joluksoze të cilat e kanë burim ligjin e punës.
“Kërkesat e sindikatës së infermierëve janë koficienti 7.1 për komuinitetet tona apo 70% të pagës së mjekut ashtu qysh ka qenë edhe është edhe sot diferenca ndërmjet komuniteteve tona. Kërkesa tjetër është rritja e pagesave të ndrrimeve të natës, tash duke u mbështetur edhe në faktin e rritjes së kosots të shpenzimeve jetësore një pagesë e tillë nu ki mjafton infermierit që ne e qujamë prej 18 euro apo 10 litra naftë nuk i mjafton infermierit sidomos atyre që udhëtojnë nga regjionet, kërkesa e radhës është repsketimi i ligjit të punës, filimi me pagesë të mënjehershme të rrezikshmërisë në punë të punës gjatë vikendeve e festave si dhe pagesa e orëve shtesë për komunitetet tona”, tha ai
Grevistët i bëjnë apel qeverisë që të merr parasysh kërkesat, sipas tyre është dyfishuar numri i infermierëve që po kërkojnë të dalin jashtë vendit.
“Jam i bindur se nëse ata nuk i trajotjnë kërkesat tona, jam i bindur që më s’kemi me pasë as kanë me thirrë në protestë për shkak se vendin janë duke e lëshuar me të madhe pikërisht për shkak të mostrajtimit serioz të kërkesave tyre”, tha para mediave Fitim Havolli. /21Media

Back to top button