Infermieri në ditën e 8 të grevës: A është ky ndryshimi që e kemi pritur?

 

Infermieri i Klinikës Kirurgjike në QKUK, Enlirat Duraku, ka filluar ditën e tetë të grevës së urisë dhe ditën e dytë të grevës së etjes.

Përmes një postimi në facebook, ai ka shprehur frustrimin e tij lidhur me këtë çështje.

“Për elektorat dhe vota në gjysmë nate u mbajtën seanca për t’a ndryshu ligjin për zgjedhje! Ndërsa për me u’a rregullu mirëqenien sociale dhe ekonomike infermierëve platformë komunikimi zgjodhët injorimin e kërkesave tona njejtë sikurse paraardhësit tuaj ! A është ky ndryshimi që e kemi pritur!? Merrni shembull vendet perendimore të cilat me arsimim aq të avancuar kanë ulur në minimum standartet vetëm për t’a plotësu mungesën me infermier nga vendet e Ballkanit. Ndërsa Kosova tash e sa kohë vetëm po fabrikon infermier dhe po i përgatitë për treg të BE-së. 200.000 mij euro për pije ndahen nga kuvendi prej buxhetit të Kosovës. E ju që ne votuam për ju, na quajtët heronj e refuzuat këtë amandament”, ka shkruajtur ndër të tjera Duraku.

Kujtojmë që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në gravë urie dhe që nga 4 maji ka filluar edhe grevën e etjes, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe  pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media

Back to top button