Infermieri sulmoi seksualisht pacientet që ishin pavetëdije në spital

Një infermier i cili vdiq nga një mbidozë droge në një spital privat në Iowa, sulmoi seksualisht të paktën nëntë paciente gra ndërsa ato ishin pavetëdije në spital, thanë zyrtarët e spitalit dhe policisë.
Sulmet u zbuluan gjatë hetimeve mbi vdekjen e 27-vjeçarit i cili punonte në spital.
Një autopsi zbuloi se ai kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale në spital më 15 tetor 2022, tha policia.
Gjatë hetimeve të veçanta për vdekjen e tij, policia dhe spitali gjetën video dhe fotografi në celularin personal të që tregonin se ai sulmonte seksualisht pacientët në vitin 2021 dhe 2022.
Nënkoloneli i policisë së Ottumwa, Jason Bell, tha se pesë nga nëntë viktimat janë identifikuar dhe hetuesit po përpiqeshin të identifikonin të tjerët.
Sulmet ndodhën ndërsa pacientët ishin të pa ndjenja. Policia beson se ai ka vepruar i vetëm./21Media

Back to top button