Infermierja rrëfen si e humbi nënën nga Covid-19
Teuta Mehmeti me profesion infermiere ka rrëfyer përvojën e saj në përballje me pandeminë Covid-19.
Ajo në emisionin “21 Gradë” në RTV21 ka treguar se nga ky virus ka humbur nënë e saj.
“Një profesionist shëndetësor karshi familjarit të vet është shumë subjektiv. Prej momentit që nëna ime ka rezultu pozitive më është dashtë me shiku si pacient, e jo si personin më të dashur”, ka rrëfyer ajo duke thënë se është shumë e vështirë për të dhe për të gjithë ata që i kanë humbur njerëzit më të dashur nga ky virus.
Mehmeti tutje ka treguar se nëna e saj kur ka shkuar në spital në dy javët e para të tretmanit mjekësor ishte duke u përmirësuar, por në javën e fundit ndryshoi gjithçka për të keq.
Ajo gjatë emisionit e përmendi edhe faktin se një vit nuk ka pasur mundësi t’i përqafojë fëmijët e saj, duke u munduar ta ruajn njëri-tjetrin nga virusi Covid-19./21Media