Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Është inciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Prokurorit të shtetit.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Sebahate Morina-Sopi, 44-vjeç, është vrarë nga ish-bashkëshorti Lulzim Sopi në mars të vitit 2021 në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë”./21Media

Back to top button