Inspektime në Drenas, mbyllet qendra për punë sociale

Inspektimet do të vazhdojnë në gjithë territorin e Komunës së Drenasit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me zyrtarë policor, janë duke vazhduar inspektimet në territorin e Komunës së Drenasit, për të monitoruar zbatimin e vendimeve të Qeverisë.

Gjatë inspektimit në Qendrën për Punë Sociale, është vërtetuar se objekti nuk i plotëson kushtet sanitare dhe nuk janë marr masat e nevojshme. Pas këtij konstatimi nga ana e inspektorëve sanitarë, është rekomanduar që të behët fillimisht komplet dezinfektimi i objektit në mënyrë që të plotësohen kushtet minimale sanitare. Përkohësisht, objekti i QPS është i mbyllur nga ana e inspektorëve deri në pastrimin dhe më pas dezinfektimin e tij.

Po ashtu, inspektorët kanë vazhduar inspektimin edhe në bizneset që janë të vendosura në Parkun e Biznesit në Korroticë të Lartë dhe është konstatuar se dhjetëra biznese prodhuese në këtë qendër biznesi, janë duke punuar dhe të njëjtat kanë marr masat e duhura mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Inspektimet do të vazhdojnë në gjithë territorin e Komunës së Drenasit për të monitoruar gjendjen dhe për të marr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin për media./21Media

Back to top button