“Inspektorati i Arsimit, i ka shërbyer politikës dhe jo arsimit”
Demokracia Studentore kërkon shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit
Demokracia Studentore kërkon shkarkimin e Inspektoratit të ArsimitDemokracia Studentore përmes një komunikate për media kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që t’i fillojë procedurat urgjente për veting në sektorin e arsimit dhe shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit, i cili deri më tani, siç thuhet, i ka shërbyer politikës dhe jo arsimit.
“Gjendja e arsimit në Kosovë është e mjerueshme pasi që jemi përjashtuar nga organizatat ndërkombëtare të cilësisë EQAR dhe ENQA për arsye të politizimit të këtij sektori, ne si organizatë për monitorimin e universiteteve publike kërkojmë nga kryeministri Kurti që të fillojë procedurat për veting dhe t’i depolitizoj universitetet publike pasi që në të gjitha universitetet dekanët dhe rektorët janë pjesë e politikës dhe të zgjedhur nga politika ne e cilësojmë që vetingu në ketë sektor duhet të jetë urgjent që të dalim nga kjo krizë e cila e ka kapluar sektorin e arsimit në Kosovën”, thuhet në deklaratë. /21Media