Inspektoriati Policor: Gazmend Halilaj u intervistua si i dyshuar

Ai dyshohet për “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton publikun se avokati Gazmend Halilaj është intervistuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe  “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Po ashtu IPK njofton se Halilaj është duke u hetuar në koordinimin me Prokurorinë Themelore te Prishtinës.

Për hir të informimit të drejtë e të saktë, Inspektorati Policor i Kosovës ju njofton se avokati Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.

I njëjti është intervistuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Lidhur me këtë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka mohuar se avokati Gazmend Halilaj është arrestuar, prokuroria ka bërë të ditur se ai është ftuar vetëm për intervistim.

Në anën tjetër, Halilaj sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është arrestuar, por që është liruar më vonë./21Media

Back to top button