Kaloni te përmbajtja kryesore

Instituti Ndërkombëtar i Mediave reagon pas vendimit të MINT-it për Klan Kosova

Instituti Ndërkombëtar i Mediave (IPI) ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova, duke e quajtur këtë një lëvizje të paprecedentë dhe alarmante.

“Në një lëvizje të paprecedentë dhe alarmante, licenca e biznesit të transmetuesit kryesor privat, Klan Kosova, i është pezulluar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. IPI është i shqetësuar se ky vendim është joproporcional, potencialisht i pabazuar në ligj dhe kërcënon lirinë e medias”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button