​Prishtina ia rrëmben Dritës talentin 19 vjeçar

Prishtina ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e 19 vjeçar Prishtina ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e 19 vjeçarit Eridon Maloku nga Drita.

Maloku është marr nga skuadra juniore e Dritës ku realizoi 24 gola dhe 17 asistime në edicionin e kaluar.

Me t’u prezantuar te Prishtina, Maloku ka thënë se te Drita nuk ishte vlerësuar sa duhet dhe se te Prishtina ndihet shumë i lumtur.

“Kam qenë nën kontratë me Dritën, por nuk isha i vlerësuar. Prishtina më kishte përcjellë, interesimi i saj më bëri të lumtur. Nuk hezitova fare që menjëherë të jem pjesë e klubit më të madh në vend duke qenë se është ëndërr e çdo futbollisti të vesh fanellën e Prishtinës.”, ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se do të shënoj shumë gola për skuadrën nga kryeqyteti.

“Besoj se do të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku. Ekipin e njoh mjaft mirë, nuk i frikësohem konkurrencës, përkundrazi besoj se do shënoj shumë gola”.

Back to top button