Inteligjenca ukrainase: Putini vuan nga sëmundje të rënda, ai po vdes

1 min read

Presidenti rus Vladimir Putin vuan nga sëmundje të shumta të rënda, sipas kreut të shërbimit të inteligjencës ukrainase ai ka më pak se dy vjet jetë.

Gjeneralmajor, Kyrylo Budanov ka thënë se spiunët e Kievit që depërtuan në Kremlin i bënë pretendimet bazuar në inteligjencën njerëzore.

“Putini s’ka jetë të gjatë përpara”, ka thënë ai.

Shëndeti i presidentit rus ka qenë subjekt i spekulimeve intensive prej muajsh, duke u përshkallëzuar më tej pasi ai u fotografua duke kapur tavolinnën gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Në fillim të këtij muaji, këmbët e 69 vjeçarit u duk se u shtrënguan gjatë një fjalimi në Moskë.

Presidenti rus mori pjesë në një ceremoni ndarjesh çmimesh në Kremlin ku dukej i paqëndrueshëm në këmbë.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi një burim i brendsëhm i Kremlinit pretendoi se Putini ishte këshilluar nga mjekët që të mos bënte asnjë paraqitje publike për një kohë të gjatë.

Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra e qafa e fryrë në dukje ndezën spekulime për shëndetin e liderit rus.

Sipas burimeve brenda Kremlinit, Putin po vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe të tjera, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar./21Media