Interi e shkatërron Bolonjën dhe merr kreun e tabelës

 
Interi ka siguruar tri pikë të reja në Serie-A duke marr një fitore të lehtë ndaj Bolonjës në xhiron e katërt të këtij kampionati me rezultat 6-1.
Fitorja e lehtë e “Neroazzurrëve” u paralajmërua që në pjesën e parë pasi krijuan epërsi prej tre golave.
Lautaro Martinez, Milan Skriniar dhe Nicolo Barella u shënuar në listën e realizatorëve brenda 45 minutave ta para.
Në pjesën e dytë Edin Dzeko kontribuoi me dy gola si dhe Mattias Vecino me një.
Golin e vetëm për Bolonjën e realizoi Theate në minutën e 86 të ndeshjes.
Interi pas kësaj fitore merr kreun e tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Bolonja ka mbledhur shtatë pikë dhe renditet në vendin e shtatë.

Back to top button