Interi është ekipi i parë që shpallet Kampion nga Top 5 ligat evropiane

 

Atalanta barazoi në udhëtim kundër Sassuolos, kështu duke ia mundësuar “Nerazzurëve” titullin e 19-të në Itali.

Interi është bërë skuadra e parë evropiane në Top 5 ligat më të mira që shpallet kampion në këtë fazë për sezonin 2020/21.

Me rezultatet e sotme, ku Napoli barazoi me Cagliarin dhe Atalanta po ashtu lëshoi pikë në udhëtim kundër Sassuolos, ia mundësuan “Nerazzurëve” titullin e 19-të në histori të Serie A.

Interi shpallet kampion pas 34 ndeshjeve, ku ka arkëtuar 82 pikë, 13 sosh më shumë se vendi i dytë e i tretë, respektivisht Atalanta dhe Milan.

Back to top button