Interi i rikthehet fitores, mezi mposht Cremonesen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Cremoneses dhe asaj të Interit, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Gjiganti italian, Inter i është rikthyer fitores pas humbjes në xhiron e kaluar kundër Empolit, duke e mposhtur sot Cremonesen.
Pas plot 90’ minutave lojë u shënuan tre gola në stadiumin “Giovanni Zini”, ku Interi e mposhti Cremonesen si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.
Golin e nderit për vendasit e shënoi David Okereke (minuta e 11’), kurse fitoren Interit ia siguroi Lautaro Martinez me dy golat e tij në minutën e 21’ dhe 65’.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 40 pikëve, krahas Cremoneses që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Interit.

Back to top button