Interi mposhti Torinon

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes gjigantit italian, Inter dhe skuadrës së Torinos, me ç’rast, nikoqirët kanë arkëtuar me mund pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Giuseppe Meazza” është shënuar vetëm një gol dhe Interi ka shënuar fitore të mundimshme me rezultat minimal 1:0 si vendas kundër Torinos.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Marcelo Brozovic, i cili ia ka siguruar fitoren “Nerazzurëve” në minutën e 89’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Interi tani renditet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 12 pikëve, krahas Torinos që zë vendin e shtatë me 10 pikë të tubuara.

Back to top button