The Rolling Stones paralajmërojnë turneun e radhës në verë

Grupi legjendar, The Rolling Stones kanë njoftuar se do të mbajnë koncertin e radhës “Sixty”.
“Sixty” do të mbahet në Madrid, Munich, Liverpool, Amsterdam, Bern, Milan, London, Brussels, Vienna, Lyon, Paris, Gelsenkirchen e Stockholm.
Bendi do të performojë 14 koncerte gjatë gjithë verës, duke filluar nga 1 qershori.
“Sixty” u quajt për shkak të 60 vjetorit të tyre të themelimit si grup.
Turneu i fundit i grupit ishte “No Filter” në Shtetet e Bashkuara të Amerikes në vitin 2021./21Media

Back to top button