IPK ka nisur hetimin për trajtimin e rastit të 35 vjeçares së vrarë


Inspektorati Policor ka nisur hetimin për trajtimin e rastit nga policia të 35 vjeçares së vrarë mbrëmë. Bëhet e ditur se është autorizuar një grup hetimor i veçantë nga dy departamente për të grumbulluar të dhënat.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor I Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së (Departamenti I Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilat janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Më tej, thuhet se veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në koordinim edhe me institucionet tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka kërkuar përfshirjen e IPK-së për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti.

35 vjeçarja shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj me armë zjarri. Ajo po qëndronte në Gjinekologji, meqë pritej që sot të sillte në jetë fëmijën e saj./kp

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button