IPK konfirmon arrestimin e policit ferizajas
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka konfirmuar se arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 3 gusht në një lokal në Ferizaj.
Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar gjatë së premtes një zyrtar policor, punonjës në Stacionin Policor Ferizaj, që ishte i përfshirë në këtë incident.
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.