Kaloni te përmbajtja kryesore

IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë

Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë.

Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin  veprime fillestare hetimore pas dyshimit se më 19 shtator zyrtarët nuk kanë raportuar veprimet dhe rrethanat që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë”, njoftoi IPK.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button