IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Inspektorati policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, pas dyshimit se i njëjti ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor.
“Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Inspektoriatit Policor.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?