Kaloni te përmbajtja kryesore

Java e ardhshme shënon rënien e temperaturave

Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent në Kosovë edhe për gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, mirëpo nga dita e mërkurë pritet një rënie e dukshme e temperaturave maksimale.

Nga dita e mërkurë, parashikohen reshje shiu, të cilat mund të shoqërohen me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Kjo periudhë do të shoqërohet me një ndjeshmëri të ndryshuar të motit, që do të ndikohet nga faktorë atmosferikë të ndryshëm si kalimi i fronteve dhe aktiviteti elektrik në atmosferë.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E merkurë – Mot me diell dhe vranesira të shperndara.Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperendimit.

E enjte – Mot me diell dhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë ditën e hënë dhe të martë, pastaj vlerat e saj do të bien

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button