Irani shënon dy gola në fund dhe fiton ndaj Uellsit

Irani ka shënuar një fitore të madhe ndaj Uellsit me rezultat 2:0, në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat erdhën tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë e takimit ishte e gjitha e barabartë, me disa raste nga të dyja ekipet.

Golat e fitores për Iranin, u shënuan në pjesën e dytë, në minutat e kohës shtesë. Fillimisht, në minutën e tetë shënoi Rouzbeh Cheshmi, ndërsa tre minuta më vonë realizoi edhe Ramin Rezaeian.

Për Iranin, kjo është fitorja e parë në fazën e grupeve pas humbjes së thellë 6:2 nga Anglia në ndeshjen e parë. Ndërsa Uellsi pësoi disfatën e parë pas barazimit 1:1 ndaj SHBA-së./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button