Ministrja Haxhiu reagon pas vrasjes së 63 vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Ajo e cilësoi si fenomen tejet shqetësues vrajsen e grave nga burrat e tyre si dhe u zotua se për vënien e drejtësisë në këto raste.
“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë.Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.
Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta!”
Dyshohet se 63 vjeçarja u vra mëngjesin e sotëm me sëpatë nga bashkëshorti i saj.
“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, njoftoi Prokuoria Themelore e Prishtinës./21Media

Back to top button