Isa Mustafa: Me shqetësim mora lajmin për shpërthimin në Ferizaj

 

Dhjetëra persona u lënduan nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj.

Për rastin ka shkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa thotë ta ketë marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin e bombolës në Ferizaj.

“Me shqetësim mora lajmin për shpërthimin që ka ndodhur sot në Ferizaj. Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkëndjejmë me familjarët dhe të gjithë të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, shkruan Mustafa.

Back to top button