Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shëruar nga Covid-19. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderim për familjen dhe doktorët.

“Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit.Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!”, shkroi Mustafa në Facebook.

Tutje ai falënderime pati edhe për politikanët të cilët i uruan Mustafës shërim të shpejtë kur ai konfirmoi se ishte me Covid-19.

“Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.”, shkroi tutje i pari i LDK-së.

Kur, Mustafa njoftoi për sëmundjen  (10 korrik ) pati edhe komente në rrjetet sociale, përmes të cilave nuk i urohej shërim por e kundërta, megjithatë Isa Mustafa ka një porosi për këta qytetarë.

“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.”, tha ai.

Në fund kreu i LDK-së, apeloi që të respektohen masat dhe u shprehu ngushëllime atyre që humbën më të dashurit nga kjo sëmundje,.

“Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre.“, përfundoi Mustafa./21Media

Miq të nderuarDua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.Kam nderin të falënderoj…

Gepostet von Isa Mustafa am Samstag, 1. August 2020