Thaçi ngushëllon Ramën

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vdekjen e nënës.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes.”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Lajmin për vdekjen e nënës e ka bërë të ditur vet Rama në rrjetet sociale./21Media

Back to top button