Shoferi i Tesla-s vendos çipin në dorë si çelës makine

Sa shpesh keni vështirësi për të gjetur çelësat e makinës tuaj? Mund të jetë vërtet e bezdisshme ndonjëherë andaj një shofer i Tesla-s ka gjetur një zgjidhje unike për t’u kujdesur për këtë problem.
Brandon Dalaly, ka futur një çip në dorën e tij të djathtë, i cili do ta ndihmojë të zhbllokojë automjetin e tij me lehtësi.
Edhe pse mund të duket ekstreme, Dalaly-n e ndihmoi një shpues profesionist i trupit, për ta futur këtë çip në dorën e tij, në mënyrë që të mos i kërkonte më kurrë çelësat e makinës së tij. Për më tepër, mediat ndërkombëtare raportojnë ky çip është i veshur me një substancë biokompatibile.
Në një video të shpërndarë në kanalin e tij në YouTube dhe profilin në Twitter, Dalaly shihet duke futur një çip VivoKey Apex në krahun e tij me ndihmën e një shpuesi profesionist pasi kishte shpenzuar 400 dollarë.


Kjo nuk është hera e parë që Dalaly ka bërë implant të një çipi në lëkurën e tij. Në dorën e majtë ka edhe një çip, me anë të të cilit ruan të dhënat mjekësore, të kartës së vaksinimit për COVID-19 dhe të tjera. Ai po ashtu në të ka edhe çelësin për derën e përparme të shtëpisë./21Media

Back to top button