Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

 

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos ka vendosur të largohet nga vendi, kështu ka njoftuar pallati mbretëror, disa javë pasi ai u lidh me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre për djalin e tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

Ai tha se do të ishte në dispozicion nëse prokurorët do të kishin nevojë ta intervistonin, transmeton rtv21.tv.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë hekurudhore me Arabinë Saudite.

Nuk ishte e qartë menjëherë se ku do të banonte ish-monarku, por raportet e shtypit spanjoll thonë se ai nuk është më në vend.

Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975.

Monarkët spanjollë kanë imunitet gjatë mbretërimit të tyre, por Juan Carlos abdikoi në vitin 2014, duke e lënë potencialisht veten të prekshëm nga ndjekja penale./21Media

Back to top button