Ish-ministri rus u bën thirrje diplomatëve të vendit të japin dorëheqjen

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.
“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste”, shkroi ai në Twitter të martën.
“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shtoi Kozyrev. “Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë, shkroi tutje ish-ministri,  përcjellë rtv21.tv
Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 kur president ishte Boris Yeltsin./21Media

Back to top button