Ish-presidenti i Kroacisë sot në Prishtinë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq sot do të qëndrojë në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Kuvendit, ku thuhet se kryetari, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.
”Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button