Ish-zyrtari i MINT-it i reagon Ministres Hajdari në lidhje me deklaratat e saja, i quan të pavërteta

Ish-zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së MINT-it, Rozeta Hajdarit e cila tha se ai kishte probleme me zv.sekretarin e përgjithshëm dhe stafin e departamentit të rezervave shtetërorë.

Për këtë ka reaguar Kutllovci i cili ka thënë se kjo është e pavërtetë.

“Për hir të korrektësisë së opinionit publik dhe të vërtetës, reagoj publikisht ndaj intervistës së dhënë mbrëmë nga Ministrja, Rozeta Hajdari. Sa i përket deklarimit se unë kam pas telashe me zv.Sekretarin e Përgjithshëm dhe stafin e Departamentit të Rezervës Shtetërore, kjo është e pavërtetë, saqë secili prej jush mund t’a konstatoj në e-mailin e Drejtorit të Departamentit të Rezervës Shtetërore dhe kërkesën për inicim të procedurës disiplinore të iniciuar nga zv.Sekretari i Përgjithshëm i MINT-it” ka shkruar Kutllovci në “Facebook”.

Kutllovci në reagimin e tij ka bërë të ditur se arsyeja kryesor e largimit të tij nga MINT-i ka qenë pretendimi se ky i fundit ka ofenduar menaxhmentin e lartë

“Arsyeja kryesore e cekur në vendimin për largimin tim nga MINT, ka qenë pretendimi se unë e kam ofenduar menaxhmentin e lartë në takimin e mbajtur me datën, 11 dhjetor 2023, por mbrëmë si duket Ministrja Hajdari ka bërë tërheqje taktike?!”, ka shkruar Kutllovci ndër të tjera./21Media

Back to top button