Vuçiq: Kam pasur një takim të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quintit dhe BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quinit dhe Bashkimit Evropian.

Takimi filloi pak pas orës 10, me pjesëmarrje të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe, Edward Ferguson, ambasadori i Francës, Pierre Fauchard, ambasadori i Italisë Luca Gori, ambasadorja e Gjermanisë, Anke Konrad, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd – Emanuele Giofre, raporton Tanjug.

Tutje bëhet e ditur se i pranishëm ishte edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Një bisedë e gjatë dhe e hapur me përfaqësuesit e Quinta-s dhe BE-së. Vazhdon…Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorët e vendeve të Kuintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”./21Media

Back to top button