Ishte duke peshkuar me shokët, 20-vjeçari mbytet në kanal

Një djalë rreth moshës  20 vjeçare dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier të Shqipërisë.

I riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalur prej aty.

Njoftimi i policise:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon lidhur me këtë ngjarje.

Back to top button