Ismajli pranon humbjen, ia uron fitoren Aliut

Kandidati për kryetar të komunës së Shtimes, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli i ka uruar fitorën kandidatit për kryetar të së njëjtës komunë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliut.
I njëjti ka falënderuar qytetarët e Shtimes për besimin e dhënë në rundin e parë dhe të dytë.
“Ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë.Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajten sot, nuk më kanë nxjerrë fitues prandaj rezultatin e njoh si të tillë dhe pres rezultatet përfundimtare të cilat do t’i respektoj.Kundërkandidati i uroj fitoren dhe punë të mbarë.Jam krenar që ju kam shërbyer për 21 vite rresht dhe juve qytetarë të Shtimes ju dëshiroj fat!”, ka shkruar Ismajli.
Qemajl Aliu doli fitues edhe në rundin e dytë me 50.71% të votave./21Media

Back to top button