Ismet Beqiri nuk do të garojë për një mandat tjetër deputeti

 

 

Ismet Beqiri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur të mos jetë pjesë e garës për deputet.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Beqiri ka thënë se këtë vendim e mori për të liruar hapësirë për kandidatë tjerë të këtij subjekti.

Tutje ai ka theksuar se “kontributi im si nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i një prej degëve më të fuqishme në Kosovë, do të jetë maksimal për suksesin tonë në këto zgjedhje”.

 

Të dashur qytetarë,
Anëtar dhe veprimtarë të LDK-së,
Me 14 shkurt do ti kemi zgjedhjet nacionale.
Besimi që qytetarët e…

Posted by Ismet Beqiri on Tuesday, January 12, 2021

Ndryshe, Beqiri ka qenë deputet i LDK-së në 6 legjislatura, si dhe kryetar i Prishtinës për një mandat./21Media

Back to top button