Iu përmbys varka, shpëtohen 36 persona nga roja bregdetare

Roja Bregdetare e Francës ka shpëtuar 36 persona pasi varka e tyre u përplas në brigjet veriore, kanë njoftuar autoritetet.
Të shpëtuarit besohet se janë emigrantë që përpiqeshin të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëntorin e kaluar, 27 persona u nisën për në Mbretërinë e Bashkuar u mbytën në Kanalin Anglez pranë Calais pasi varka e tyre u përmbys.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se kjo ishte humbja më e madhe në Kanal që kur filloi mbledhjen e të dhënave në vitin 2014.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është zotuar se s’do të lërë “asnjë gur pa lëvizur” për të ndaluar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar kalime të tilla dhe për të ndaluar bandat që rrezikojnë jetën e njerëzve.
Vitin e kaluar, më shumë se 25,700 njerëz bënë udhëtimin e rrezikshëm për në MB me varka të vogla – më shumë se trefishi i totalit të vitit 2020./21Media

Back to top button