Ivanov në Beograd takon Vuçiqin

Presidenti i Maqedonisë mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Serbisë

Presidenti i  Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Beograd do të ketë takim me presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ivanov në Beograd mbrëmë mori pjesë në pritjen solemne me rastin e inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në ceremoninë solemne që u mbajt në “Pallatin Serbia”, morën pjesë presidentët e Republikës së Sllovenisë, Republikës së Kroacisë, Malit të Zi, anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, si dhe kryeministrat, ministrat dhe përfaqësuesit e korit diplomatik nga rajoni, Evropa dhe bota.

Në inaugurimin e presidentit të ri serb, në të cilin janë ftuar rreth pesë mijë mysafirë, morën pjesë edhe eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, zëvendësndihmës i sekretarit të shtetit për Evropën dhe Eurozinë në Stejt departament, Hojt Ji, kryeministrat e Hungarisë dhe Republikës së Austrisë, zëvendëskryetari i Kuvendit kinez, si dhe trashëgimtari i fronit të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Muhamed Bin./21Media

Back to top button