Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19

 

Në Kosovë ditëve të fundit është shënuar rënie e numrit të rasteve të reja me Covdi-19, kjo ka bërë që qeveria t”i lirojë disa masa mbrojtëse për luftimin e përhapjes së Covid-19. Në lidhje me këtë infektologu Izet Sadiku thotë se rënia e rasteve të reja “nuk guxon të krijojë kënaqësi dhe sjellje të papërgjegjshme”.

Sipas tij, tani po hyjmë në një periudhë që e favorizon përhapjen e koronavirusit për shkak të gripit sezonal.

“Për këtë arsye duhet një angazhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajmë numrin e vogël të rasteve dhe kështu bashkërisht të shpëtojmë jetë. Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësorë e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar ai në Facebook.

COVID19- si duhet ecur më tutje
Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.
Kjo është si pasojë e…

Posted by Izet Sadiku on Sunday, September 27, 2020

 

Në 24 -0rët e fundit në Kosovë janë rregjistruar 47 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 113 persona. /21Media 

Back to top button