Çeku intervistohet në Hagë si i dyshuar
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.
Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30.
Vetë Çeku kishte konfirmuar kohë më parë se nga Gjykata Speciale ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.