Izolimi për të prekurit me Covid-19 nga 10 shkurtohet në 7 ditë

Nëse infektoheni me virusin korona, nuk do të qëndroni 10 ditë në izolim, por vetëm 7. Shkurtimin e periudhës së izolimit e rekomandoi Komisioni për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e miratoi Shtabi i Përgjithshëm Koordinues i Krizave. Për të hyrë në fuqi propozimi, do të shqyrtohet në seancën e radhës në Qeveri.
Për kryetaren e mjekëve amë, Lilija Çollakova Dervishova edhe shtatë ditë izolim janë shumë. Sipas saj pacientët e infektuar me Covid-19, me llojin Omicron mjafton pesë ditë të qëndrojnë në karantinë.

“Definitivisht pasqyra e gjakut te të gjithë pacientëve është e mirë, 99% e pacientëve nuk kanë dedimera të larta, pasqyra klinike është e ndryshme nga dy vitet e kaluara, kështu që janë forma më të lehta dhe u kalon për një ditë, dy, me një temperaturë të lehtë. Do të ishim të lumtur nëse do të shkurtohej në pesë ditë, ose të vendos mjeku se si duhet”, deklaroi Lilija Çollakova Dervishova – mjeke.
Mjekja Dervishova thotë se nëse pacientët pozitivë nuk kanë simptoma dhe janë të aftë të punojnë, duhet të kthehen në vendet e punës, ngaqë siç shprehet viruse ka pasur gjithnjë dhe do të ketë.
“Nëse dikush është mirë, atëherë vlerësoj se nuk duhet të humben ditë dhe të dëmtohet silado firmë, sepse nuk janë të dobishme për shoqërinë. Viruse ka pasur dhe do të ketë, që dy vjet e them këtë, me rëndsi është që dikush te jetë i aftë të punojë, ose jo. Nëse virusi është në ajër, kemi pasur miliona raste kur bashkëshortja ishte shumë e sëmurë, flinte me një shtrat me bashëkshortin dhe nuk infektohej. Imuniteti është i veçantë për çdo person, kjo është diçka më e përkyer dhe secili duhet të punojë në përmirësimin e imunitetit të vet”, deklaroi Lilija Çollakova Dervishova – mjeke.
Ajo thotë se çështja e izolimit duhet tu lihet në dorë mjekëve amë, të cilët e kanë më të qartë pasqyrën klinike të pacientëve dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ndryshe aktualisht pacientët që nga dita kur rezultojnë pozitivë për Covid-19 qëndrojnë për 10 ditë në izolim./TV21
Back to top button