Izraeli- Hamasi: Arrihet armëpushimi

 

Autoritetet izraelite kanë vendosur të ndalojnë sulmet në Rripin e Gazës.

Media libaneze nderkaq njoftuan se e dhe Hamasi ka rënë dakord për një armëpushim nga nesër

Kabineti izraelit i sigurisë votoi për një armëpushim natën vonë me kohën lokale.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë presion mbi të dy palët për 11 ditët e fundit për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi të hënën (9 maj).

Një burim nga shërbimet e sigurisë egjiptiane, i cili ndërmjetësoi negociatat midis të dy palëve, thotë se ata ranë dakord në parim për të ndaluar sulmet e armikut, por është e nevojshme të përpunohen detajet.

Presidenti i SHBA Joseph Biden bisedoi sot me Presidentin egjiptian Abdel Fattah Al Sisi rreth përpjekjeve të përbashkëta që të dy vendet duhet të bëjnë për të qetësuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas mediave izraelite, para votimit zyrtar, Qeveria e Izraelit konfirmoi se do të ketë një armëpushim./E.D-21Media

Back to top button