Izraeli premton investime të mëdha në Kosovë

Kanë filluar bashkëpunimet mes Kosovës dhe Izraelit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Investimi nga shteti i Izraelit në Kosovë është përmendur sot nga ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Prishtinë.
“Është vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë dhe kjo vizitë do të trajtojë shumë gjëra. Populli i Izraelit ka kënaqësinë të investojë këtu. Do të gjejmë në cilat fusha do t’i vendosim investimet tona, si në bujqësi. Jam i sigurt që qeveria izralite do të jetë shpejt këtu dhe hapi i parë i investimeve në Kosovë. Por, na nevojitet që ta njohim njëri-tjetrin. Mirëpo jam i sigurt që jemi në rrugën e duhur, sepse kemi vullnetin. Ne do të investojmë, sigurisht. Kosova është e rëndësishme, dhe për këtë arsye kemi një ambasadore këtu. Jo të gjitha shtetet ballkanike kanë ambasadorë të Izraelit, dhe Izraeli ka ambasador në 80 shtete”, tha ministri Frej.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se vizitat do të jenë edhe nëpër komunat e Kosovës.
Frej, vizitën e tij në Kosovë e konsideron nder dhe moment historik, pasi u bë pikërisht në një-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale./21Media 

Back to top button