Ja si mund ta eleminoni fryerjen e barkut pas ngrënies

Të gjithëve na ndodh që nganjëherë pas ngrënies së bukës të kemi fryerje të barkut, prandaj ja disa këshilla se si mund ta eleminoni fryerjen.
1.Agrumet:  Mos i largoni për asnjë cast nga tryeza sidomos portokallin dhe qitron. Këto dy fruta kanë në përmbajtjen e tyre rreth 90% ujë dhe janë idealet për të çhelumar organizmin dhe shfryrë barkun.
2.Avokadoja: Shpeshherë fryrja e barkut shkaktohet si pasojë e tretjes së keqe dhe intolerancës ndaj disa përbërësve të caktuar. Enzimat e stomakut nuk arrijnë të kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre dhe si pasojë keni fryrje barku dhe gazra. Avokadoja përmban një enzimë të quajtur lipasi, e cila tret yndyrnat e stomakut.
3.Ananasi: Mjekët rekomandojnë që të konsumoni sa më shumë frutin ekzotik që vjen nga Amerika e largët. Ajo që nuk dini është se ananasi përmban bromelinë, një enzimë digjestive që shpërbën proteinat që gjenden në stomak.
4.Molla: Një ndër përbërësit kryesorë të mollës është pektina e cila përveç ndjesisë së ngopjes, eleminon lëngjet e panevojshme nga organizmi dhe redukton fryrjen dhe inflamimin e stomakut.
5.Kivi: Kivi është fruti tjetër që duhet të përfshini në regjimin ushqimor të përditshëm. Kivi është një ndër burimet më të mira të vitaminës C, kjo e fundit ka aftësinë të eleminojë thuajse 1/3-ën e dhjamit në organizëm dhe të ulë inflamimin e stomakut.

Back to top button