Dafina thotë se ka qenë në një lidhje abuzive
Këngëtarja Dafina Zeqiri, si shpesh herë edhe kësaj radhe ka reaguar në lidhje me çështjen më delikate së cilës nuk i është bërë zgjidhje asnjëherë, dhunës ndaj grave.
“Si i bëhet: Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet apo edhe vritet, një nga arsyetimet kryesore që mund të dëgjosh nga një “djal” është: Ajo ishte duke më tradhtuar, ajo e deshi vet, ajo e kërkoi! Dhe ju e besoni këtë?”, ka shkruar Dafina në një storje në Instagram.
Madje, Zeqiri ka treguar diçka të pazakontë nga përvoja e saj personale. Ajo ka thënë se në fillim të karrierës ka qenë në një lidhje abuzive.
“Kam qenë në një lidhje abuzive në fillim të karrierës sime dhe qëllojeni kë fajësuan..mua!”, shtoi Dafina./21Media


“Nuk do ta mbyll gojën për shkak të paragjykimeve. Emri im është përdorur shumë herë pë vëmendje e lajme të pavërteta”, tha tutje Dafina./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?